E rëndë! 18-vjeçari godet me mjet prerës 45-vjeçarin, i plagosuri dërgohet për mjekim në spital! I riu u arratis, por u vetëdorëzua pas…

Tropojë/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.