“Pse i lini djemtë me br*kë?”/ Egla Ceno ngacmon banorët e BBV 4: Po të jesh burrë…

Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.

Advertisements

E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.

Advertisements

Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3. Egla teksa po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë apo thoshte se kishte nevojë për shampo.

Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin dhe Ola i gjen një shampo.