Në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Apelin e GJKKO, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar lirimin nga qelia dhe ka shprehur dëshirën që seanca të jetë me dyer të hapura.
Advertisements
Gjatë deklaratës para gjyqtarëve dhe prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj ka theksuar se i qëndron çdo postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke pohuar se është ende kryetar bashkie, i votuar nga çerek milion njerëz.
Advertisements
Ai ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke cilësuar provat e reja, si çimka dhe telefonatat e tij me djalin dhe familjarët, i cilëson si biseda për intervistat në media.
Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare, duke i konsideruar ato si prova të paqëndrueshme.