Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, viziton sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Në ora 10:00, Kryetari i PD pritet nga Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti dhe kandidatët për deputet të Qarkut Elbasan, tek ish-Turizmi, Hotel “Skampa”, ku gjithashtu do të mbajë edhe një prononcim për gazetaret.

Advertisements

Më pas z. Berisha do të zhvillojë një takim tek Vila 3, me Drejtuesin Politik të Qarkut, Kryetarin e PD Elbasan, dhe kandidatët për deputetë.

Advertisements