Në një intervitë në në emisionin “Të Paekspozuarit”, analisti Andi Bushati, ka komentuar procesin ndaj Veliajt dhe faktin e mësuar që kryebashkiaku është përgjuar në qeli dhe sipas SPAK, u ka dhënë urdhra mediave për të sulmuar drejtësinë.
Advertisements
“Ne këtu kemi vetëm fjalën e SPAK dhe jo fakte. Nuk dimë se çfarë urdhërash ka dhënë Veliaj. Ne kur gjykojmë atë që thotë SPAK, duhet të gjykojmë çfarë ka bërë Veliaj që nga viti 2015 me mediat dhe nga qelia besoj se ka bërë të njëjtën gjë.
Advertisements
Po shtuam edhe çmendurinë mediatike këto kohë, që dihet që patjetër sustën duhet ta ketë shtypur Veliaj, se media që të hidheshin në fyt për SPAK, papritur nisën të thonë SPAK fut njerëz kot në burg pa gjyq. Pati diçka që kërciste. Besoj se këtu SPAK duhet të ketë të drejtë në përgjimet që pretendon”, tha Bushati.
Bushati komentoi edhe deklaratën e Grida Dumës, e cila tha se intervista që ka publikuar në emisionin e saj me Veliajn, ka qenë me pyetje të dërguara nga redaksia drejt zyrës së shtypit të Bashkisë.
Bushati tha se kjo është një anomali, pasi zyra e shtypit të Bashkisë, që paguhet me taksat tona nuk mund të jetë në shërbim të një të burgosuri.
Gjithashtu, analisti foli edhe për braktisjen e Veliajt nga Rama dhe PS.
“Ai është kufomë politike, por ajo që është e re, ndryshe nga java e parë, Rama ka një lloj distancimi. Dje nuk kishte asnjë protestues atje. Nuk ka asnjë deputet socialist që foli para gjyqit pro Velisë, ka një lëshim nga PS e ka hedhur për dhjamë qeni.
E dyta, po të shohësh, lsitat e PS janë pastruar nga besnikët e Erion Velisë. Janë disa emra në listën e hapur të Tiranës. Nëse përveç Ramës, Veliaj kishte grup parlametnar 5-6 veta, në parlamentin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë deputet të tijin. E ka dënuar edhe partia e tij me vdekje përveç drejtësisë“, tha Bushati.