DETAJE të REJA mbi arrestimin e partneres së Safet Bajrit! Eria Ago në përgjimet e “Zogut të Tiranës” për pro**itucion…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e Eria Agos, partneres së Safet Bajrit, e cila akuzohet për lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit.

Advertisements

Ajo u arrestua pesë ditë pas Bajrit dhe përballet me akuza për dijeni dhe ndihmë në ekzekutimin e Licit. Sipas SPAK, Ago ka drejtuar një nga makinat që u përdorën në vrasje dhe dyshohet se ka asistuar në largimin e autorëve të dyshuar, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, nga vendngjarja.

Advertisements

Eria Ago është përmendur gjithashtu në përgjimet që çuan në arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Përgjimet e vitit 2020 kanë nxjerrë në pah edhe emra të njohur të showbizit shqiptar, dhe një nga protagonistët e këtyre përgjimeve ka qenë ish-missi, Eria Ago.

Sipas materialeve të përgjuara, Ago kërkohej nga A.B për të kryer marrëdhënie intime, dhe mesazhet kalonin përmes “Zogut të Tiranës”

Përgjimet shkaktuan një reagim të fortë nga Ago, e cila mohoi çdo lidhje me ngjarjen dhe e quajti atë shpifje për të hedhur balte mbi figurën e saj.

Ajo theksoi se nuk kishte nevojë për para dhe se akuzat ishin të pabaza. Pas publikimit të lajmeve, Ago postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke insistuar se gjithçka ishte një përpjekje për ta dëmtuar dhe për të njollosur imazhin e saj.