Dash Sula, Berisha iu bashkua partisë së Lapajt, Berisha komenton nga Elbasani: Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha vizitoi qytetin e Elbasanit për festën e Ditës së Verës.

Advertisements

Kryedemokrati u ndal te largimi i Dashnor Sulës nga PD dhe bashkimin me partinë e Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”.

Advertisements

“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.”, u shpreh ai.

Më tej Berisha bëri premtime për rritje pagash dhe pensionesh.

“Qytetarë të Elbasanit dhe mbarëshqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë festë. Më të lashtën, më të bukurën e festave, festën e ndërrimit të natyrës. Festën e ftesës. Dita e Verës e gjen Elbasanin, shqiptarët me optimist në ndryshimin e madh më 11 maj. 11 maji ose kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që më 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjerë në palcë. Dua t’ju premtoj shqiptarëve se tre muaj e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë do nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Do kenë minimumin jetik 200 euro. S’do ketë pensionistët me pension nën 200 euro. Do bëhet një shpërndarje e re. Do ketë një rrogë minimale 25% më shumë se sot. 1200 euro do jetë rroga mesatare.

Rroga do dyfishohet dhe nuk do ndalim vrapin tonë gjersa të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.