E ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, kush është e dashura e Safet Bajrit, çfarë zbuluan përgjimet

Eria Ago, e dashura e të arrestuarit Safet Bajri është ndaluar pasi dyshohet se ka ndihmuar këtë të fundit në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018.

Advertisements

Ajo ra në pranga 5 ditë pas arrestimit të Bajrit.

Advertisements

Gazetarja tha në emisionin Shqipëria Live se: Prokuroria e Posaçme dyshon Eria Agon për maskallëzim krimi dhe përfshirje në ngjarje, në dosjen e SPAK të ketë dërguar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës Astmer Bilalin dhe Safet Bajrin, më pas aty kanë marrë një makinë me targa të vjedhura, pra ka qenë drejtuese në një pikë të caktuar.

Ajo ka mohuar të ketë qenë në qytetin e Shkodrës dhe përfshirjen në vrasjen e Licit, prokuria ka kamera sigurie që e kanë fiksuar në qytetin e Shkodrës. Prokuroria ka pasur në përgjim grupin e Bajrave dhe automatikisht ka qenë edhe Eria Ago për shkak të historisë që pati me Safet Bajrin. Shkëmbimet e mesazheve dhe takimet mes tyre kanë qenë të një natyre erotike. Aty flitet për tabulate telefonike. Ajo kishte një butik në Myslym Shyr.