“Sytë e mi s’kanë me pa edhe një si ty”/ Këngëtarja Sahidja, pjesë e Motrave Mustafa humb personin e zemrës

Këngëtarja Sahidja, pjesë e Motrave Mustafa ka humbur kunatën e saj.

Advertisements

Përmes një postimi në llogarinë e Instagramit të motrave, ajo shkroi një dedikim prekës për të ndjerën, Bahtije Marevci.

Advertisements

“O engjëll i tokës dhe qiellit, shpirtbardha që i mbylle sytë e na le përjetë të pikëlluar. Kunata jeme, e mira. Për mua ishe modeli më i mirë i një gruaje të fortë, puntore, humane dhe shumë njerëzore”, shkroi ajo.

“Sytë e mi s’kanë me pa edhe një si ty. Edhe Zoti të deshti e të mori në muajin e shenjtë të Ramazanit, së bashku me engjëjt e tjerë”,, shtoi artistja mes tjerash.

Në fund, Sahidja dërgoi lutjet që e ndjera të prehet e qetë në parajsë, siç u shpreh ajo “mes luleve më të bukura”.

Ngushëllime edhe nga ne. /Prive By Liberta Spahiu