Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim, Tiranë- Peshkopi për 60 minuta

Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, është hapur për qarkullimin e automjeteve, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana në Dibër me rreth 3 orë.

Advertisements

Me një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbërë nga dy korridore, një për trafik dhe tjetri për emergjenca, ky tunel e bën plotësisht të aksesueshme Rrugën e Arbrit, e cila shtrihet në 74 kilometra dhe lidh Tiranën me Dibër, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Advertisements

Projekti, pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian, u përball me sfida të mëdha për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjeve të dherave, duke bërë që ndërtimi të nisë në maj të vitit 2019 dhe të zgjasë më shumë se sa pritej. Me hapjen e tunelit, tashmë shmanget kalimi përmes bypassit të Murrizit, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke nxitur rritjen ekonomike dhe turizmin në zonë.