Pamjet e vrasjes së Fatbardh Licit, si e dashura e Safet Bajrit lëviz me “Benzin” luksoz

Automjeti që shihni në foto më poshtë është makina e tipit “Benz” me targë AA 989 TE, e përdorur nga autorët e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018 në Kiras të Shkodrës.

Advertisements

Nën drejtimin e ksaj makine ka qenë Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, personi kryesor i akuzuar për këtë atentat, e cila ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Në pamje shihen filmime nga zona ku është ekzekutuar Fatbardh Lici si dhe momenti i largimit të autorëve nga vendi i ngjarjes.

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri janë të dyshuar si përgjegjës për ekzekutimin e Fatbardh Licit mëngjesin e 10 gushtit të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës, teksa ky i fundit po pinte kafe në një lokal buzë rrugës.

Referuar dosjes hetimore, Eria Ago pas vrasjes së Fatbardh Licit, ka larguar drejt Tiranës Astmer Bilalin me makinën “Benz” ngjyrë të bardhë, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Teksa ka mbërritur të Tiranë nën shoqërinë e të dashurës së Safet Bajrit, Astmer Bilali i ka dorëzuar makinën Pëllumb Gjokës si dhe ka komunikuar dhe me Behar Bajrin, ndërsa më pas është larguar drejt Vlorës, referuar dosjes hetimore të SPAK.

Tavolina ku ishte ulur Fatbardh Lici

Pamjet e vrasjes së Fatbardh Licit, si e dashura e Safet Bajrit lëviz

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetësja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E…,

Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.

Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim” thuhet në dosjen hetimore.

Të gjitha këto dyshime të hedhura në dosje, janë të verifkuara nga përgjimet telefonike dhe ato ambientale nda personave të përfshirë.

Ndërkohë sipas burimeve jozyrtare, Eria Ago është marrë në pyetje nga autoritetet lidhur me këtë ngjarje dhe në vitin 2018, e cila në atë kohë ka mohuar kategorikisht të ketë patur lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, si dhe ka mohuar që të ketë qenë në Shkodër atë ditë. Kjo deklaratë është verifikuar si e rremë pasi referuar qelizave telefonike, ka rezultuar se e dashura e Safet Bajrit ka rezultuar të ketë qenë në Shkodër ditën e 10 gushtit.

Eria Ago është arrestuar nga policia më 26 shkurt 2025, disa ditë pas arrestimit të Safet Bajrit. Në dëshminë e saj të dhënë përpara togave të zeza, Ago ka pranuar lidhjen sentimentale me Safet Bajrin, ndërsa ka shtuar se ajo marrëdhënie ka zgjatur vetëm 3 javë. Ajo më pas ka deklaruar se një ditë përpara vrasjes së Fatbardh Licit, ka qenë në një lokal me muzikë së bashku me Safetin duke festuar deri në mëngjes.

Safet Bajri është arrestuar më datë 21 shkurt si i dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Urdhër-arreste lidhur me këtë ngjarje janë lëshuar dhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, tashmë të arrestuar për një tjetër dosje penale. Përsa i përket arrestimit të Eria Agos, ajo dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në ditën kur ndodhi vrasja e Fatbard Licit në Shkodër./ newsboomb