Kreta goditet nga dy tërmete të njëpasnjëshme, epiqendra dhe magnituda

Greqi është goditur nga dy tërmete brenda një ore në ishullin e Kretës. Sipas mediave greke, tërmeti i parë është regjistruar në Paleochora, Chania, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit ndodhej 25 kilometra në jug-perëndim të Paleochiras, Chania, dhe kishte një thellësi prej 13.9 kilometra.

Advertisements

Pak pas kësaj, një tërmet tjetër me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Lasithi, me epiqendrën 70 kilometra në jug-perëndim të Chrysi, Lasithi, dhe një thellësi prej 24.7 kilometra.

Instituti Gjeodinamik ka konfirmuar këto tërmete, por deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha.