Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Advertisements
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një automjet tip ML me ngjyrë të zezë nuk i është bindur urdhërit të bluve për të ndaluar dhe në përpjekje për të ikur ka përplasur 2 makina të tjera (një prej të cilave mjet i Policisë së Burgjeve).
Advertisements
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.
Në qytet vazhdon ndjekja e mjetit tip ML me ngjyrë të zezë nga ana e Policisë dhe deri më tani nuk ka informacione se kush mund të ketë qenë brenda makinës./a2