Dita e sotme do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Verilindore – Juglindore.
Advertisements
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu.
Advertisements
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 27 °C,
në vendet e ulëta: 15 / 29 °C,
në vendet malore: 11 / 24 °C.