Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
Advertisements
15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Julia Ilirjani për të folur lidhur me kandidaturën e saj në listën e PD, e jo vetëm.
Advertisements
Erdhi fare natyrshëm. Unë nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë. Kam marrë gjithmonë informacion se cfarë ndodh në politikë. Kur u futa në “BBV” u futa për të bërë një lojë timen. E gjeta veten që me etiketuan si një person që isha për të dhënë mesazhe. Mendoj që kjo ka filluar idenë ta shfaq veten time në gjithë dimensionin tim.
Pse me Partinë Demokratike?
Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende…
Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Çfarë do i thoshtë Edi Ramës?
E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bërë, as politikën s’po e bën.
Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj.