Plagosi me armë gjahu një 53 vjeçar, arrestohet i riu! Në banesë i gjendet automatik me silenciator, dyshimet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale! Kush është 32-vjeçari me precedentë

Policia ka vendosur në pranga një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, pasi ka plasgur me armë gjahu një 53 vjeçar.

Advertisements

I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

Automatiku me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe një 35-vjeçar me iniciale A. M., pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Plagosi me armë gjahu një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë operacionit policor të koduar “Reagimi”, Policia i gjeti në banesë autorit të dyshuar një armë zjarri automatike me silenciatorë, armën e gjahut me të cilën dyshohet se plagosi 53-vjeçarin dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Procedohet penalisht dhe një 35-vjeçar, për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë, dyshuar me armë gjahu, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat i operacionit, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit I. D., 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin B. B., 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më tej, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.