Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e makinave.
Advertisements
Në aksident raportohet se janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford”.
Advertisements
Dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Më tej bëhet me dije se për shkak të përplasjes së fortë drejtuesi i mjetit “Ford” ka mbetur i bllokuar brenda makinës.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur nxjerrja e drejtuesit nga mjeti. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.