Rama ngushëllon ish-Presidentin e Kosovës për humbjen e të atit: Baba iku krenar Hashim

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Advertisements

Rama ka shkruar “baba iku krenar Hashim”.

Advertisements

Kreu i qeverisë tre ditë më parë publikoi edhe një foto të Hashim Thaçit gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke i dhënë epitetin “burrë”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të babait të Hashim Thaçit vjen vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Kosovë, një vizitë që kishte marrë kohë të miratohej nga Gjykata Speciale, pavarësisht natyrës urgjente dhe humanitare të kërkesës.

Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në paraburgim në Hagë, ishte rikthyer në Kosovë më 13 mars për një vizitë të shkurtër, për të parë të atin e tij të sëmurë rëndë.

Kjo ishte vizita e tij e parë në vend pas më shumë se një viti, pasi kërkesat e tij të mëhershme për një leje të tillë ishin refuzuar disa herë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Vizita e ish-presidentit ishte mbajtur nën masa të rrepta sigurie. Ai ishte shoqëruar nga pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), me asistimin e Policisë së Kosovës.