Egli dhe Gjesti debatojnë së bashku? “Bëhu burrë dhe…”

Egli ka ndryshuar qasjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke ruajtur një distancë nga Gjesti dhe këngëtarja Rozana Radi, me të cilët ka pasur raporte më të mira më herët.

Advertisements

Gjatë një diskutimi të zhvilluar në shtëpi, Egli i është drejtuar Gjestit me ton të ulët duke i kërkuar se:

Advertisements

Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua, vetëm kaq dua të të them.

Gjesti iu kundërpërgjigj me një ton paksa të ashpër:

A s’paskam qenë burrë a?

Pas kësaj, ai u largua nga oborri dhe hyri brenda, duke lënë Eglin jashtë.

Ky moment ka shtuar tensionin që ka lindur mes tyre pas rikthimit të Eglit në shtëpi, ku konkurrentja ka ndryshuar plotësisht lojën dhe qasjen ndaj situatës.