Orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme shkaktuan një nga tragjeditë më të rënda për Maqedoninë e Veriut ku 61 të rinj rreth moshave 14-25 vjeç, humbën jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve në një club nate në Koçan.
Advertisements
Kjo ngjarje tronditëse është krahasuar gjerësisht në mediat e huaja me një serial brazilian të realizuar një vit më parë me regji të Gustavo Lipsctein, i frymëzuar nga një histori e vërtetë e ndodhur në në qytetin Santa Maria, Brazil në vitin 2013.
Advertisements
Seriali “Nata pa fund” trajton rënien e një zjarri në një diskotekë në Brazil ku humbën jetën 242 persona dhe 600 të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet vendave nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje trondotëse, ndërsa familjarët e viktimave vajtonin dhe kërkonin drejtësi për të afërmit e tyre.
Prindërit e personave që humbën jetën atë natë krijojnë një shoqatë për të luftuar për drejtësi ndërkohë rrugës zbulojnë se autoritetet dinë më shumë se çfarë kanë treguar për publikun.
Sipas një raporti të policisë, vendi i ngjarjes në Brazil kishte sinjalistikë të dobët emergjence dhe aparate zjarri të dëmtuar, dhe oficerët më pas zbuluan se kishte vetëm dy dalje në rast emergjence, raporton BBC.
Ditën e djeshme 61 persona mbetën viktimë e “clubit të ferrit” Pulse Club në Koçan, teksa tavani i diskotekës u përfshi nga flakët pas përdorimit të mjeteve pirteknike, teksa rreth 1000 vetë ishin mbledhur për të parë performancën e bandës së hip-hopit AND. Tetë prej anëtarëve të këtij grupit mbetën viktima.
Sipas asaj që është dëshmuar në media, lokali Pulse Club ishte e veshur me materiale të lira dhe në gjendje të keqe izolimi si dhe kishte vetëm një dalje të ngushtë duke e bërë kështu të pamundur largimin e të gjithë të pranishmëve nga rreziku që u kanosej.