Dëbora zbardh Shqipërinë nga veriu në jug, trashësia arrin deri në 15 cm në Korçë e Pogradec

Dëbora ka mbuluar mëngjesin e sotëm të gjithë juglindjen e vendit, përfshirë qytetet Korçë, Pogradec, Bilisht, Ersekë, Maliq dhe Pustec.

Advertisements

Trashësia më e madhe e dëborës është në zonat malore, ku arrin deri në 15 cm.

Advertisements

Firmat kontraktore janë duke punuar për të mbajtur të hapura pa probleme akset rrugore, kryesisht ato që lidhin fshatrat turistike, si dhe rrugët nacionale që lidhin Korçën me krahinën e Kolonjës.

Po punohet për të mbajtur të qarkullueshme pa probleme rrugët që çojnë në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës, si dhe aksin nacional Korçë – Qafë Thanë – Qafë Plloçë – Qarr – Kapshticë, si dhe ato të Zemblakut dhe Goricës.

Situata është më e vështirë në zonat malore.

Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin këto akse të kenë mjetet e pajisura me goma dimërore, ndërkohë që në zonat malore këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Nga ana e sektorit rajonal të OSSHE, bëhet me dije se ka shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të Moglicës, Mokrës dhe Kolonjës. Grupet e OSSHE janë në terren për të rikthyer energjinë në ato zona ku ka pasur probleme.