Partia Socialiste po përdor të gjitha mjetet për të kapur Prokurorinë e Posaçme. “Ora News” ka publikuar ditën e djeshme disa mesazhe që pretendohet se janë gjetur në telefonin e deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Advertisements
Në këto mesazhe, kjo shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj. Klotilda Bushka është kushërirë e Ajola Xoxës dhe është nën hetim për pengim të hetimit të SPAK.
Advertisements
Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, Llagami nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.
Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për të realizuar këtë “projekt” të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami.
Në mos në nivelin “makro”, në nivelin “mikro” rezulton se Llagami, Bushka dhe Veliaj duan të kenë pushtet, apo autoritet të tyrin në SPAK! Dhe për këtë Llagami kërkon që i vëllai Lurand Llagami, të futet si OPGJ në SPAK. Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:
BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
-Okk! Amon lexo!
BISEDA 6 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po pra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!
BISEDA 7 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit.
Tentativat e Ramës për të kapur SPAK
Po kjo nuk është hera e parë që PS përpiqet të kapë drejtësinë e re. Gazeta “SOT” raportoi në vitin 2022 një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe amerikanëve, për shkak se socialistët synon të kapnin institucionin e SPAK, duke katapultuar në krye të saj një “besnik” të tyre, por në fund kryeministri Rama e humbi betejën me amerikanët. Rama kishte marrë premtimin nga shumica e anëtarëve të KLP se votat e tyre do të shkonin për Edvin Kondilin, por rilindasit nuk do të ishin kategorikisht kundër as për Adnan Xholin. Por ndërhyrja e menjëhershme e amerikanëve me Yuri Kim nxori “jashtë loje” Ramën. Prokuror u zgjodh Altin Dumani, i cili është futur në histori si njeriu që po godet të paprekshmit që drejtësia e vjetër as nuk kishte guxim t’ua përmende emrin dhe jo më t’i hetonte.
Me arrestimin e Veliajt, Rama e ka bërë tashmë të qartë se SPAK është kthyer në shqetësim edhe për të. Ai nuk ka hequr dorë nga plani për “ta futur në shina Strukturën e Posaçme”. Vetë Rama ka thënë se duhen standarde evropiane dhe në lojë do të futet komisioni i Fatmir Xhafës, i cili vijon punën. Në mbledhjen e fundit të pak ditëve më parë, ky komision ka vendosur të zgjasë afatet e punës deri më 30 korrik. Madje Berisha zbuloi se Rama i ka bërë ftesë që të bashkojë votat në Kuvend për të shkrirë SPAK. Por plani i tyre do të dështojë, pasi ndërkombëtarët janë futur në lojë. Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë së fundmi se nëse politika prek Reformën në Drejtësi, negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE do të bllokohen.