“Xhelozia jote është e zëshme, por suksesi im edhe më…”, Xheneta s’i kursen ‘thumbimet’ as gjatë pushimeve në Dubai

Konkurrentja finaliste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu po shijon pushime larg nga trojet shqipfolëse.

Advertisements

Prej disa ditësh ajo zbuloi se ka shkuar për vizitë në Dubai, prej ku ndau imazhe të ndryshme në mediat sociale.

Advertisements

Madje në një postim të fundit, duket sikur Xheneta ka dashur ta thumbojë dikë.

“Xhelozia jote është e zëshme, por suksesi im edhe më i zëshëm”, shkroi ajo.

Vizita në Dubai e postimet me ‘thumbime’ vijnë pas bujës që bëri me hyrjen në BBVA, që shënoi herën e parë qe ajo dhe Gjesti u panë bashkë në një ambient prej izolimit të tyre në BBVK.