Eksperti i mbrojtjes nga zjarri, Bledar Bajrami, foli për momentin tragjik në diskon në Koçan të Maqedonisë së Veriut në emisionin Top Story.
Advertisements
Bajrami tregoi në detaje se çfarë ka shkuar keq në të gjithë ngjarjen që i mori jetën 59 personave.
Advertisements
“Duhen 50 vetë për një derë, ky është standarti. Një derë emergjence për çdo 50 vetë, për aty duheshin 20 dyer për 1000 vetë që hynë. Aty kishte vetëm 1 derë. Materialet që veshin ambjentin, kanë qenë lehtësisht të djegshme. Nuk ka rëndësi ca e shkakton flakën, por materialet duhet të jenë kundra zjarrit. Mund të shkrihen, po jo të digjen. Më vjen keq me bilancin. Do të rritet.
Kush ka mbi 60% të trupit të djegur, probabiliteti është shumë i madh që të kenë fat jo të mirë. Është shumë e keqe djegia. Shikoj organizimin brenda të personave që merreshin me sigurimin. Ata kanë qenë komplet out, aspak të përgjegjshëm për personat që kanë qenë brenda. Kur filluan flakët, nuk dhanë asnjë shenjë për të dalë jashtë. Nuk u dhanë drejtim njerëzve që të dilnin jashtë pa panik, se po nisi paniku, bllokohet dera. Ke 100 vetë te dera, që kërcejnë sipër njëri tjetrin kush të dali, dhe asnjë nuk del. Ata godasin dhe dëmtojnë njëri-tjetrin pa ditur asgjë se ca po bëjnë.
E dini që aty ka dhe të zhdukur, sepse kur është shkrirë çeliku imagjino trupi i njeriut. Nuk e thonë se nuk duan të rrisin numrin. Sa më i madh të jetë numri aq më i madh është reagimi i njerëzve. Për 3 minuta flaka mund të përfshijë të gjithë shtëpinë. Ne kemi video, nëse ja vë flakën perdes, shtëpia shkrumbohet për 3 minuta. Këta kanë bërë një gafë, kanë mbyll dritaret, me tulla, me llamarina. Po të kishte xhama, mund të kishin dalë dhe nga ato. Por ato janë mbyllur me mur. Nuk i kanë lënë asnjë shans personave që kanë qenë aty brenda,” tha eksperti.