Detaje të rënda nga tragjedia në Koçan, mjeku: Të lënduarit mund të kenë thithur elementin kancerogjen, azbest

Gjendjen e disa të lënduarve të tragjedisë së zjarrit në diskotekën e Koçanit, e rëndon dhe fakti që ata mund të kenë thithur azbest.

Advertisements

Ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje që ata të vizitohen tej mjekut, pasi duket nuk përjashtohet mundësia e ekspozimit ndaj këtij elementi kancerogjen.

Advertisements

Mediat maqedonase citojnë apelet që po shpërndahen në rrjetet sociale, ku bëhet thirrje për kontrolle për të gjithë personat e përfshirë, e kjo për shkak të paneleve të asbestit në çatinë e klubit të natës që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar me dhjetëra viktima.

“Azbesti është një mineral që është përdorur qysh në shekullin e 19-të në ndërtimin e ndërtesave të ndryshme, kryesisht në çatitë e ndërtesave, sepse kishte veti të shkëlqyera izoluese termike dhe të zërit, por edhe për shkak të rezistencës ndaj zjarrit.

Veçanërisht popullor deri rreth vitit 2005, kur u ndalua plotësisht në nivel të BE-së për shkak të rreziqeve serioze për shëndetin e njerëzve, veçanërisht për njerëzit që punonin në objekte të tilla.

Për këtë arsye u përfshi në listën e sëmundjeve profesionale”, kujton shtypi vendas. “Problemi kryesor në vendin tonë është se shumica e këtyre objekteve të përkohshme si kjo në Koçan, kanë një numër të madh të pllakave të asbestit të dëmtuara, të cilat shkërmoqen, shtypen dhe thyhen, kështu që në rast zjarri të fortë, grimcat e asbestit transmetohen lehtësisht përmes tymit dhe pluhurit dhe në vetvete janë aq të rrezikshëm, sa që azbesti është klasifikuar si kancerogjen i klasit 1 sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve për Kancerin”, thotë mjeku Bojan Trajkovski. Një prej pasojave është kanceri i mushkërive – i cili shfaqet shpesh tek njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj asbestit për një kohë të gjatë.