Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Devoll, ku një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë.
Advertisements
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht, ku viktima është gjetur nga familjarët. Sipas të dhënave, mësohet se 30-vjeçari vuante nga sëmundje e epilepsisë.
Advertisements
Policia ndodhet në vendngjarje, teksa trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.