Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin – një kub stresues të bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool – në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.
Advertisements
Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes. Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin. Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve . Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes. Pas mbërritjes në institucion, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar – ku ajo qëndroi për tre ditë – sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.
Advertisements
Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës”, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta. Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë presidenti Donald Trump zgjati afatin për mbylljen e platformës, duke tentuar një marrëveshje për blerës të rinj.