E RËNDË në Kamëz! Degradon sherri mes adoleshentëve, 17-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një adoleshent është qëlluar me thikë.

Advertisements

Mësohet se i mituri është plagosur nga një bashkëmoshatar, mbrëmjen e 16 marsit. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy 17-vjeçarëve, të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Pas kësaj, njëri prej tyre ka përdorur thikën për të goditur tjetrin.

Advertisements

Autori është arrestuar, teksa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Edhe ndaj tij ka nisur një hetim për dhunë, në gjendje të lirë.

15-vjeçarja shqiptare në Francë u zhduk pas dhunës dhe bullizmit në shkollë/ Flet nëna: Nuk më ka treguar…

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.