Marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë/ Serbia: Provokim, kërkojmë shpjegime

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka reaguar ashpër pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ushtarak midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “provokim” dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Advertisements

Serbia ka paralajmëruar se do t’u dërgojë kërkesë zyrtare ministrive të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kërkuar një shpjegim të detajuar mbi këtë marrëveshje, të cilën e konsideron si një strategji për të izoluar Beogradin.

Advertisements

Në deklaratën e saj, Serbia shprehet se “armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në Kosovë” është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të OKB-së. Beogradi gjithashtu e sheh shqetësuese faktin që Bullgaria është ftuar të bashkohet në këtë aleancë, ndërsa Serbia është përjashtuar nga çdo negociatë për sigurinë rajonale.

Duke theksuar se Serbia është “garante e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan”, Ministria serbe deklaroi se nuk do ta pranojë këtë situatë në heshtje dhe kërkoi një përgjigje të menjëhershme nga Tirana dhe Zagrebi mbi qëllimet e vërteta të kësaj nisme ushtarake.