Shtëpi bari në Tiranë, nën suportin e punonjësit të OSHEE

Zbulohet laborator droge në Laknas, arrestohen dy vëllezër, procedohet babai dhe punonjës i OSHEE-së

Advertisements

Tiranë – Policia tha sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Llamba”, duke goditur një rast të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, në një banesë të përshtatur në fshatin Laknas, Tiranë.

Advertisements

Dy vëllezër u arrestuan, babai i tyre u procedua penalisht, ndërsa një punonjës i OSHEE-së përfundoi në pranga për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka ndihmuar duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Çfarë u gjet në banesë?

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:

20 bimë kanabisi, rreth 60 cm të larta

Një sasi droge e përpunuar

Llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje për rritjen e bimëve

Sistem elektrik i modifikuar për të shmangur faturimin e energjisë

Të arrestuarit dhe të proceduarit:

Në pranga:

Shkëlqim Matraxhi, 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi, 28 vjeç – dyshohet se kishin përshtatur banesën për rritjen e kanabisit

Endrit Paja, 29 vjeç – punonjës i OSHEE-së, për shpërdorim detyre

Procedohet në gjendje të lirë:

Z. M., 66 vjeç – babai i të arrestuarve, dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin, por nuk e raportoi