Operacionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po sjellin zhvillime tronditëse në politikën shqiptare. Burime të sigurta konfirmojnë se hetimet mbi komunikimet e koduara në aplikacionet Sky ECC dhe Matrix kanë zbuluar një rrjet të gjerë korrupsioni dhe lidhjesh me krimin e organizuar. Sipas informacioneve të fundit, disa ish-deputetë dhe ish-ministra janë në listën e të dyshuarve për përfshirje në aktivitete të paligjshme, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion të nivelit të lartë. Dje u dhanë sinjalet se përgjimet nga këto aplikacione do sjellin arrestime ish-deputetësh dhe ish-ministrash.
Advertisements
Paralajmërimi i Nuredin Dumanit
Advertisements
I penduari i drejtësisë dhe vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka paralajmëruar se do të ketë zhvillime të forta nga zbërthimi i platformës “Matrix”. Ai ka vijuar dje dëshminë në gjykatë, ku është ndalur te raportet me Talo Çelën. Ndërsa sa i përket vrasjes së Andi Zylyfit, deklaroi se u porosit nga Gim Kabashi, i njohur si Baca, dhe se informator ishte Fatos Gosa. Sipas tij, Gosa informonte me telefon të enkriptuar dhe se ishte Talo Çela që fliste me të. Më tej Dumani tha se kishte bërë biseda për vrasjen e Talo Çelës. “Kel Kamami më ofroi 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibej. Me tha do të jap edhe Talon. I thashë, dua 1.5 mln euro, po më sill Talon përpara”.
Diskutimet në seancë
Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?
Dumani: Isha i plagosur.
Avokati: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?
Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.
Avokati: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratë”?
Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.
Avokati: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” në Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?
Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.
Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatin i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet Matriksi e do dalin.
Avokati: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?
Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.
Avokati: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?
Dumani: Asnjë gjë.
Avokati: Kur e njohe Talo Çelën?
Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.
Avokati: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Çelën?
Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllanë tim.
Avokati: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?
Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.
Avokati: A është përdorur në ngjarje tjetër?
Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.
Avokati: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?
Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.
Avokati: Si ka informuar Gosa?
Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.
Avokati: Kur e ke takuar Talon për herë të fundit?
Dumani: Ngeli puna e kunatit të Mir Haxhisë pa u bërë.
Avokati: Keni thënë që Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë dhe ishte interesuar për vrasjen e kushëririt të vet, vëllait të Alibeajt dhe Dylgjerit dhe se i bënte karshillëk Kel Kamamit.
Dumani: Po, i shkonte Kel Kamamit paralel me makinë.
Avokati: Kur i ke shkëputur marrëdhëniet me Talon?
Dumani: Takimi i fundit ka ardhur ai tek shtëpia ime. Fund 2019 fillim 2020. Ne kishim debatuar shumë me të.
Avokati: Kur jeni shkruar për herë të fundit?
Dumani: Me Sky, në verë 2020.
Hapet “Kutia e Pandorës”
Kujtojmë se MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Kështu nisi dhe hetimi! Shumë shpejt u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte më komplekse se platformat që tashmë janë të njohura për publikun, Sky ECC dhe EncroChat. Në këtë rast, themeluesit e aplikacionit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt për t’u përdorur nga kriminelët. Para disa ditësh, profesori i njohur i Kriminialistikës Ervi Karamuço tha se dosjet e aplikacionit Sky Ecc dhe më vonë Matrix do të “djegin shumë politikanë dhe ish-politikanë”. “Ne presim që vettingun e politikanëve ta bëj SPAK sërish. Ndërkohë që SPAK ka dhënë sinjale që është duke hetuar persona konkret. Dhe me ato që na vijnë flukse informacioni paraprake sot, dalin që disa prej këtyre emrave janë sërish në listë.
Ky është detyrim ligjor që duhet ta bëjnë dhe e majta dhe e djathta, që nesër të mos ndodhen para një fakti që e dinin, që ai person që i merr mandatin fillon përsëri SPAK dhe i kërkon heqjen e mandatit. Se ky pastaj është një cikël ku ti këta deputet nuk i quan më pjesë e shpurës politike, por i përdor si një mburojë që të thuash pastaj, ja si më sulmojnë mua. Nuk mund të prodhojmë deputet të rinj për “alibi”, që ja si ma bënë mua ndërkohë që ti e dije. Partia ka filtër shumë të fortë të vetin, kanë dhënë fonde pafund ambasadat dhe organizatat që të forcojnë para-filtrat e partive politike. SPAK do djegë dhjetëra politikanë që kanë dalë në Sky Ecc dhe më vonë në Matrix”, u shpreh ai.