Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me socialistët në Elbasan, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike. Rama u ndal tek demokratët që i janë bashkuar të majtës, pas pakënaqësive në listat e “kampit blu”, duke thënë se PS e ka derën të hapur për të gjithë.
Advertisements
Rama ironizoi Dashamir Sulën, i cili ka mbetur pa parti dhe nuk ka emrin në lista, duke thënë se duhet të pastrohet para se t’i bashkohet PS-së. Rama nuk kurseu as Lulzim Bashën, me të cilin ka pasur disa replika në distancë kohët e fundit.
Advertisements
“Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë. Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.
PS është një shtëpi e hapur. Nuk duhet të japësh një provim para se të hysh, e di apo jo programin. Kemi të kuq fare, rozë, pak më bojë qielli, duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rendësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.
Sot jemi këtu për t’u thënë të gjithëve mirë se të vini, përveç salamandrave të kënetës, kukumjaçkave. Ata nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund jetë edhe një ditë. Për momentin duhet të dezinfektohet…si bëhet ajo? Kush merret me pulat, që futen në karantinë? Shpendët, se mbajnë shumë shpendët.. Inat mund ta kesh sa të duash, po hakun duhet t’ia japësh. Aty një njeri me ulërima për komunitetin e vetë, se kanë një të dytë. Por duhet të heqë të gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr. Kruhen, i mbyt morri. Nuk ulen dot të mendojnë. Çfarë të bësh? Edhe bufi u rri mbi kokë.”- tha Rama.