Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër që kishin kthyer banesën e tyre në Laknas në një “shtëpi bari” për kultivimin e kanabisit.
Advertisements
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi janë dy vëllezërit e arrestuar për shtëpinë e barit në Kamëz, të cilët katin e tretë të banesës e përshtatën për këtë aktivitet.
Advertisements
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës i OSHEE-së, (Endrit Paja) nën akuzën për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 20 bimë kanabis rreth 60 cm të larta, një sasi droge të përpunuar, llamba speciale, ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura.
Mësohet se dy vëllezërit më parë ishin marrë me të njëjtin aktivitet të paligjshëm në Angli, përpara se të ktheheshin në Shqipëri për ta vazhduar në Laknas.