“Jeta virtuale a është shkak për divorc”? Ishte kjo tema e diskutimit në studion e lajmeve në “Ora News” ku të ftuara ishin avokatja Estela Lalzi dhe sociologia Eva Sinanaj.
Advertisements
Kjo e fundit u shpreh se fenomeni i divorceve vitet e fundit është në rritje në Shqipëri.
Advertisements
“Në fillim jeta virtuale na shërbeu pasi çifte të shumta u njohën nëpërmjet rrjeteve sociale e më pas krijuan familje.
Mesa duket nuk po balancohet jeta reale me jetën virtuale. Nëse na shërbeu për një njohje në fillim, ku ajo është incidicia e parë e një mjedisi virtual, por nuk duhet të vazhdojë më virtualisht pas kësaj marrëdhënia mes partnerëve.
Sepse ndodh që ata janë në të njëjtin mjedis fizik dhe harrojnë të flasin e i shkruajnë njëri-tjetrit në rrjetet e tyre. Kjo është më pas ai absurde që arrijmë të kemi në një marrëdhënie të cilat dobësohen dhe arrijnë deri në divorc”, u shpreh sociologia Eva Sinanaj.
NDIQNI DISKUTIMIN E PLOTË PËR ÇËSHTJEN E DIVORCEVE