“Veç mos kaj o Ramë”/ Basha i’a bën ‘8 me 2’ kryeministrit: Çfarë ka veshur Lali Eri, këmishë nate apo burgu?

Pasi kreu i qevrerisë Edi Rama tha nga Elbasani se “Lulzim Basha është i përsosur dhe ka lindur me këmishë nate”, kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha ka vendosur sërish që t’i përgjigjet me video.

Advertisements

“Luli nuk evoluon sepse është i përsosur dhe nuk ka çfarë evoluon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumin e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosour. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate. Nuk janë të gjithë kështu, një është ai”, tha Rama teksa zhvilloi një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Elbasanit.

Advertisements

Basha, videon e postuar në Facebook e shoqëron sërish me këngën e Unikkatil “Ku t’metën shokt”, Basha i kujton kryeministrit zyrtarët socialistë të arrestuar.

Basha: Veç mos kaj, veç mos kaj Rame! Me këmishë e? Me çfarë këmishe? Këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Ramë? Çfarë këmishë ka veshur lali Eri, po Ilir Beqaj? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin e? Hajde Rame, këmishë vija-vija shokëve, 7×7=313.