Rama ftoi Dash Sulën në PS, reagon Berisha: Ai e ka vendin në PD! Përzgjedhja që bëri për Lapajn…

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ftesën e nënkuptuar që kryeministri Edi Rama i bëri sot Dashnor Sulës për t’iu bashkuar PS.

Advertisements

Berisha ka deklaruar se Dashnor Sula është një eksponent i PD dhe ka bërë investime reale për këtë parti. Ai theksoi se vendi i Sulës është në PD dhe e cilësoi si të gabuar përzgjedhjen që ai bëri me Dashin dhe Lapajn, duke i quajtur ata paterica të Ramës.

Advertisements

“Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale të kësaj partie. Vendi i tij është në PD. Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi më Lapajn. Ata janë paterica të Ramës”, tha ai.