Arben Fetai, zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tha përmes një interviste televizive, se për tragjedinë e Koçanit është ngritur një Task Forcë që do të hetojë dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbardhjen e të gjithë ngjarjes. Zv/kryeministri tha se arrestimet kanë nisur që nga niveli politik dhe se të gjithë ata që kanë përgjegjësi në një formë apo në një tjetër do të japin llogari.
Advertisements
Fetai bëri me dije se është ngritur një mocion kundër kryeprokurorit duke shtuar se është e nevojshme një reformë e thellë pasi në RMV nuk ka drejtësi.
Advertisements
Tek ky rast kemi ndërmarrë veprim të menjëhershëm, është themeluar një Task Forcë ku bëjnë pjesë Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe të gjitha institucionet relevante dhe kanë filluar arrestimet. Arrestimet fillojnë nga niveli politik. Është privuar nga liria ish-ministri i Ekonomisë, ish-sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, një drejtor dhe shumë zyrtarë të tjerë që do japin llogari. Po ashtu dje janë shkarkuar nga detyra një numër i madh i zyrtarëve policorë, i zyrtarëve të inspektorateve të cilët kanë përgjegjësi në lidhje me tragjedinë në Koçan. Ne jemi zotuar që të gjithë që do të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi. Ata që janë përgjegjës në mënyrë direkte dhe indirekte për këtë tragjedi do të japin llogari.
E kemi të qartë që duhet të nisim të zbatojmë reforma gjithëpërfshirëse, reforma të dhimbshme, pa emocione, pa ndikime politike, që të rikthejmë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore, në institucionet e drejtësisë sepse me tragjedinë e Koçanit, të gjithë e kanë kuptuar që është mbushur kupa. Korrupsioni po na vret, po na kushton jetën e qytetarëve.
Reformat në vendin tonë kanë qenë të natyrës kozmetike, sistemi nuk është reformuar gjatë 8 viteve të qeverisjes. Sistemi është i politizuar, tek prokurorët, gjyqtarët kemi njerëz që kanë kaluar drejtpërdrejtë nga pozita në ekzekutiv, nga pozita në Parlament. Ne si qeveri kemi nisur mocion kundër kryeprokurorit i cili është në procedurë parlamentare. Me mosveprimin e tij dhe veprimet e gabuara ka dëmtuar thellësisht besimin në prokurorinë e vendit dhe ka dështuar të prodhojë rezultatet që presim. Këtë gjë e kemi bërë dhe me një interpelancë me Këshillin Gjyqësore të vendit i cili është një organ përgjegjës për përzgjedhjen, vlerësimin e gjyqtarëve që po ashtu ka qenë një institucion që nuk e ka kryer detyrën e vet.
Në 2-3 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë veprim përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Nuk ka pasur as përgjegjësi për tragjeditë ku njerëzit tanë kanë humbur jetën për arsye të pasurimit të një numri të vogël njerëzish.
Ndërlidhet se duhet të kemi drejtësi për tragjedinë e Koçanit, për tragjeditë e tjera, rastet e korrupsionit. Me këtë sistem që e kemi trashëguar, ne ndërhyrjet politike që janë bërë brenda sektorit të drejtësisë nuk mund të presim drejtësi. Vetëm drejtësi nuk ka pasur.”