Vserlo mbylli rrugëtimin e tij në Big Brother Albania Vip 4 mbrëmjen e djeshme duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
Advertisements
Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Vserlo rrëfeu detaje nga rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Advertisements
Ai tha se u është përgjigjur të gjithë banorëve me të njetën monedhë, ndërsa shtoi se gjatë qëndrimit në shtëpi u zhgënjye nga Loredana dhe Aldo. Megjithatë shtoi se ka ndjesi miqësore për ta dhe se miqësia mund të vazhdojë jashtë shtëpisë.Në lidhje me finalistët, Vserlo bëri parashikimin duke thënë se ne finale shkon Gerta, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja. Në lidhje me Eglin, ish-banori tha se rikthimin e saj e sheh të dobët.
Pjesë nga intervista:
Vserlo: Me Gjestin kam pasur debatet më të forta aty në shtëpi. U jam përgjigjur të gjithëve, gozhda del me gozhdë.
Bëre miq?
Mund të them që po. Të paktën kam ndjesi miqësore për shumë aty. Por duhen parë nëse do jenë të përbashkëta. Me Loredanën, Danjën, Jozin, Aldon, me Eglin ndoshta me këtë rikthim. Ishte një Egli ndryshe.
‘E fiton Laerti’, the, pse?
Vserlo: Kam qenë 24 orë me Laertin dhe Bonën. Etiketimi ishte Laerti është xhaxhi im, Bona është nusja e xhaxhait tim. Ka pasur momente që edhe për të bërë lojën e tij mund të ketë sajuar, ose ketë thënë diçka të pavërtetë…
Pse ke kënduar kaq pak?
Vserlo: Kam kënduar shumë. Në shtëpi… nuk është kompeticion muzike, është vendi ku duhet të bëjmë strategji dhe lojë. Nuk hyra për të kënduar dy ditë dhe për të dalë të tretën. Nuk do isha pjesë e debateve. Kam qenë vërtetë i ngjirur dhe me probleme fyti. S’ma besoi kush, po vetëm unë e Zoti e di.
Të ka zhgënjyer njeri brenda?
Vserlo: Zhgënjim!? Se di nëse do e përdorja për ndonjë njeri specifik. Por mund te them që jam zhgënjyer nga Lori dhe Aldo.
Kush janë pesë finalistët sipas teje?
Vserlo: Finalisti i parë Vserlo (batutë), Gerta, Rozana, Laerti, Gjesti, Egli ose Danja. Rikthimin e saj (Eglit) e shoh të dobët. Do ishte e denjë të dilte si ‘vajza që bëri gjithçka për dashurinë’.