Xhamat e makinës të thyer, gjendet edhe një gëzhojë! Çfarë ndodhi në Kamëz, ku mbeti i plagosur një 38-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në zonën e Kamzës, ku për shkak të një konflikti mes dy personave njëri ka mbetur i plagosur.

Advertisements

Bëhet fjalë për 38- vjeçarin Redi Vata, i cili u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Advertisements

Ende nuk dihen rrethanat e plotë të ngjarjes, por policia thotë se dy persona, drejtues mjetesh janë konfliktuar me sende të forta. Por në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë, çka ngre dyshime se mund të jetë përdorur edhe armë zjarri.

Siç shihet edhe në këto pamje, njera nga makinat ndodhet ne mes të rrugës, ku xhami i parë dhe xhami anësor i pasagjerit janë të thyer.

LEXO EDHE: Mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që përfundoi në spital (EMRI)

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.