Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim. Kjo natë hyjnore bie diku gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit.
Advertisements
Cila është rëndësia
Advertisements
Thuhet se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 84 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë! Kadr, në arabisht, fjalë për fjalë përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’. Besohet se myslimanët mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti përmes lutjes.
Për shkak se ne kurrë nuk do ta dimë se kur ndodh fiks Nata e Kadrit gjatë 10 netëve të fundit, myslimanët inkurajohen të përfitojnë nga çdo natë duke u lutur e agjëruar. Netë që janë të mbushura me mëshirën dhe faljen e Zotit.
Ritualet e përditshme të Ramazanit mbeten, të tilla si agjërimi, leximi i Kuranit dhe lutjet. Myslimanët gjithashtu kryejnë itikaf gjatë këtyre 10 netëve të fundit, që është akti i kalimit të ditëve dhe netëve në një xhami për të kryer adhurimin e devotshëm. Po ashtu jepet sadaka, akt bujarie në forma të ndryshme si ushqimi i dikujt me një vakt, dhuratat ose kryerja e një vepre të mire.