Një 13-vjeçar ka vrarë me thikë 16-vjeçarin Kory McCrimmon në një park në Glasgow, pas një konflikti mes bandave rivale. Ngjarja ndodhi më 31 maj të vitit të kaluar në Greenfield Park, ku viktima u godit fatalisht në zemër.
Advertisements
Dy të rinjtë ishin pjesë e bandave rivale dhe kishin shkëmbyer më parë kërcënime në rrjetet sociale. Konflikti mes tyre nisi për një borxh prej 50 paund dhe u përshkallëzua në dhunë.
Advertisements
Mbrëmjen e ngjarjes, një grup të rinjsh u mblodhën në park, disa prej tyre të armatosur me thika, shkopinj bejsbolli dhe shufra metalike. Në përleshje, i pandehuri nxori një thikë dhe e goditi Koryn në gjoks, duke i shkaktuar plagë fatale në zemër dhe hemorragji të brendshme. Viktima ndërroi jetë më 2 qershor.
I pandehuri u arrestua më vonë në spital dhe fillimisht u akuzua për vrasje, por pranoi fajësinë për vrasje të pavullnetshme (culpable homicide). Gjyqtari Lord Mulholland e dënoi aktin duke thënë se “përdorimi i thikave është një lojë fati, ku mbijetesa është rastësi” dhe theksoi se prindërit e Koryt “kanë marrë një dënim të përjetshëm të dhimbjes dhe humbjes”.