Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të, të tjerët janë personazhe groteskë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shkodrën për të prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, Rama ka komentuar listën e kandidatëve të opozitës, duke i cilësuar ata si “personazhe groteske dhe qesharake”, përjashtuar Greta Bardelin, për të cilën tha se ka respekt.

Advertisements

Ai shtoi se emrat e përzgjedhur nga opozita janë “njerëz kot pa lidhje” dhe përmendi se është i rezervuar për t’i përmendur. Më herët, Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bashkuar me PS, pasi Berisha e la atë jashtë listave.