“500 të parët, asnjë taksë për 10 vite”/ Paketa e Maleve, Rama-emigrantëve: Mos rrini jashtë duke punuar për të tjerët! As një kafe me shije s’e pini dot

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ligjin për Paketën e Maleve në Shkodër, duke thënë se 500 aplikantët e parë, nuk do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Advertisements

Për pjesën tjetër, Rama tha se do të vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa.

Advertisements

“Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit.

Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës”, tha Rama.

Rama gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

“Keni parasysh që në vitin e kaluar ka patur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë sepse nuk janë si dikur. Do të thotë se 5.5 milionë janë potencialisht klientë të një rrjeti argotizmi që gjendet aty pranë.

Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, por ka ende potencial. Nëse në gjithë zonat malorë do ndiqet shembulli i Thethit, i Malësisë së Madhe, do të jetë bekim i madh për Shkodrën, por edhe ata që do ta marrin iniciativën dhe të mos rrinë jashtë të punojnë për të tjerët.

Punojnë dhe për vete, por një kafe me shije nuk e pinë dot. Për të bërë një muhabet duhet të presin ditën e diel. Nuk besoj se ia vlen gjithë kjo gri e madhe për jetën jashtë punës , për thjesht dhe vetëm për të punuar atje”, tha Rama.