Zbulim i rrallë në Karaburun, fokat e egra shfaqen në shpellën e Dafinës

Vlora vijon të na befasojë me bukuritë dhe pasuritë natyrore që fsheh. Një nga surprizat më të veçanta të fundit është zbulimi i pranisë së fokave të egra në shpellën e Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.

Advertisements

Ky zbulim është jo vetëm i rrallë për Shqipërinë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për biodiversitetin detar të rajonit. Fokat, të cilat prej vitesh konsideroheshin të zhdukura ose tepër të rralla në ujërat shqiptare, janë filmuar duke qëndruar në qetësi brenda kësaj shpelle të izoluar dhe të vështirë për t’u arritur nga njeriu.

Advertisements

Shpella e Dafinës, e njohur për bukurinë e saj natyrore dhe ujin e kristaltë, tashmë bëhet edhe më e veçantë, duke u shndërruar në një strehë natyrore për një nga gjitarët më të rrallë të Mesdheut.