Vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga burri në Itali, babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni, kishin 6 muaj që…

Disa muaj më parë Eleonora Toçi, 24 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30 vjeç, krim i ndodhur në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali.

Advertisements

Babai i autorit Xhemal Toçi në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 i cili ka kërkuar ndihmë për nipërit të cilët janë nën kujdesjen e shtetit italian, por ka treguar edhe disa detaje në lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Sipas tij djali i tyre vuante nga depresioni dhe kishte një vit që merrte ilaçe dhe ai kishte ndryshuar sjellje në momentin që mjekët i kishin ndryshuar ilaçet.

Ai theksoi se Lulzimi ishte i pavetëdijshëm në momentin që kishte kryer krimin, dhe se së bashku me Eleonorën kishin qënë të ndarë prej 6 muajsh.

“Këtë vit kam shkuar në Itali për të parë fëmijët e vajzës. Kur kam shkuar atje nuk kam takuar asnjë person sepse nuk i njihja. Djalit tim në spital i kanë ndërruar ilaçet sepse ishte agresiv. Gjithashtu është faji i tyre sepse ai nuk do e ekzekutonte Eleonorën. Unë kam shkuar për ta takuar, por ai nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

Ai ka pyetur vetëm se si ishin fëmijët. Avokati më tha që unë duhet të aplikoja për dokumentat, dhe mund të rrija me nipërit e mi në Itali. Eleonora dhe Lulzimi kishin rreth 6 muaj të ndarë, shkaku ishte sepse djali ishte i sëmurë dhe në depresion. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment,” tha ai.

Më tej ai shtoi se nuk kishte dijeni për vendodhjen e fëmijëve, dhe mohoi se e ndjera kishte pasur debate me ta.

“Nuk është e vërtetë që ajo kishte debate me ne, por vetëm me djalin. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.
Ne i kemi kërkuar që të rrijnë në Dibër, por vendosën që të ikin. Unë i jam shmangur familjes së Eleonorës, kam kërkuar edhe mbrojtje nga policia.

Djali po kërkon leje që të takojë fëmijët. Ata janë marrë nga shteti italian pasi u mbajtën një muaj nga djali tjetër”, përfundoi babai i autorit.

Në një lidhje telefonike ishte edhe kunati i autorit i cili tregoi se para se fëmijët të ishin marrë nga shteti italian ata kishin qëndruar me të për rreth 1 muaj. Ai shtoi se fëmijët nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ata nuk i kishin treguar.

“Fëmijët kanë ndejtur me mua për rreth 1 muaj , pastaj janë marrë nga shteti italian pasi sipas tyre babai i tyre ishte një akuzuar për vrasje. Ne kemi bërë një kërkesë që fëmijët të jetojnë me ne por po presim përgjigje. Ato nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ne nuk e kemi zmadhuar shumë.” theksoi ai.