“Budallenjtë dhe panikantët”, Trump kritikon reagimet ndaj tarifave, paralajmëron ndryshime të mëdha: Ata nuk marrin..

Presidenti i Shteteve të Bashkuar Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve pas shpalljes së trifave që të jenë të durueshëm dhe të mos jenë të dobët dhe budallenj.

Advertisements

Trump në të njëjtën kohë sqaroi se qëllimi i madh është fillimi i negociatave me Kinën. Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më para.

Advertisements

Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë DEKATA PARË. Mos ji i dobët! Mos ji Budalla! Mos jini PANIKAN (Një parti e re e bazuar në njerëz të dobët dhe budallenj!). Jini të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm dhe rezultati do të jetë i madh,” tha Trump.

Pak më vonë, në një postim të ri, presidenti amerikan theksoi se tashmë ka nisur negociatat me Japoninë dhe iu referua sërish prioritetit të tij, Kinës.

“Vendet nga e gjithë bota po flasin me ne. Janë vendosur parametra të vështirë, por të drejtë. Kam folur me kryeministrin japonez këtë mëngjes. Ai dërgon një ekip të lartë për të negociuar! Ata e trajtuan shumë keq SHBA-në në tregti. Ata nuk i marrin makinat tona, por ne marrim miliona të tyre. Po kështu bujqësia dhe shumë “gjëra”,” tha Trump.