Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “TASK FORCË” me Sonila Meçon, theksoi se ka shumë elemente të rëndë që lidhen me përgjimet e Erion Veliajt nga SPAK, duke theksuar se ky është profili i shtetit dhe pushtetit aktual.
Advertisements
Ai shtoi se nga bisedat që ndodhin, ndodhin veprime të papranueshme, siç është rasti i një pazari të pabërë prej 2 milionë eurosh, ku janë përfshirë dëshmitarë dhe Mero Baze. Gjokutaj gjithashtu foli për ndikimin e Erion Veliajt dhe theksoi se ky ka luajtur me dy porta në këtë rast, duke kritikuar sjelljen e tij ndaj ligjit dhe mbrojtjes së tij ligjore.
Advertisements
Avokati shpjegoi se Veliaj ka bërë intimidim dhe që ai nuk mund të ketë qenë në dijeni për përgjimin, duke e lidhur këtë edhe me vizitën e ministrit të Drejtësisë. Gjokutaj nënvizoi se për SPAK, kushtet dhe kriteret për masat e sigurimit janë jo kumulative, që do të thotë se mjafton vetëm një element dhe mund të mbetesh brenda.
Ai vijoi duke theksuar se lidhjet klientaliste janë të shtrira deri në organet e Drejtësisë, ndërsa për Veliajn tha se ka bërë një vetëvrasje ligjore, por kjo është ndryshe për opinionin publik.
“Këtu ka shumë elemente të rëndë, sepse ky është profili i këtij shteti, i këtij pushteti, dhe nga gjithë bisedat që shikon këtu, p.sh. marrim një element, ai arrin të prodhojë një pazar të pabërë, 2 milionë euro për kokën tim thotë, ka ardhur personi thotë, kam dëshmitar thotë dhe ja tregon Mero Bazës.
Si duken këta kanë luajtur me 2 porta me Erionin, sepse Mero i thotë bëj kallëzimin njëherë se është dëshpërues, i thotë.
Ne e kemi thënë edhe këtu në emision që ai nuk po bën mbrojtje ligjore dhe i thotë e shoqja që nuk është ligjore kjo, zbute pak tonin, se ai s’po merrej me mbrojtjen fatkeqësisht, pra ai ka bërë intimidim dhe është e sigurtë që ai nuk e ka ditur që është në përgjim sepse atje ka vajtur e ka takuar ministri i Drejtësisë i cili ka qenë në dijeni të përgjumit.
Nga çfarë unë kuptoj këtu, 2 janë elementët, e para ai se ka menduar që do të goditej me arrest, se ka menduar kurrë. Pse e ka bërë SPAK këtë? SPAK këtë e ka bërë se kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit nuk janë kumulative, që do të thotë mjafton ekzistenca e njërit element dhe ti mbetesh brenda.
Këtu nuk flitet më për intimidim, këtu flitet për urdhër, llogari, ky thotë kapni filanin, kapni filanin, kapni filanin, të gjithë këta emra që dalin në përgjim janë klientë të këtij kryetari bashkie, këtu e ka pushtetin ky, dhe e përmend që këta të KLP janë zgjedhur nga deputetët… Pra janë lidhje klientaliste, deri në organet e Drejtësisë.
Veliaj ka bërë një vetëvrasje nga ana ligjore në lidhje me këto, por për opinionin publik, një Erion është, por janë shumë Erionë jashtë.”