“Kemi dhënë shumë prej vetes në atë marrëdhënie”/ Çifti i BBVK i jep fund marrëdhënies?

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri është rikthyer në vëmendjen e publikut me një intervistë të sinqertë. Ajo ndau detaje mbi jetën e saj pas spektaklit, projektet që po përgatit, dhe natyrisht, komentoi për herë të parë mbi ndarjen nga Arioni një temë që ka qarkulluar gjatë në portale, pa konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre. Këtë herë, Diana vendosi të flasë hapur.

Advertisements

“Jo, nuk jemi më bashkë. Unë jam single”, u shpreh ajo qartë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar për muaj me radhë. Ajo tregoi se vendimi për të mbajtur lidhjen dhe më pas ndarjen të fshehtë ishte i përbashkët:

Advertisements

“Pas daljes nga Big-u, vendosëm që lidhjen ta kishim sa më private të ishte e mundur. Edhe ndarjen vendosëm ta mbajmë për vete. Janë gjëra që ndodhin.” Pavarësisht ndarjes, Diana foli me shumë respekt për Arionin: “Kemi dhënë shumë prej vetes në atë marrëdhënie. Na ka ndjekur një publik i madh si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. I uroj vetëm të mira dhe sukses në çdo drejtim.”