Rama: Marrëveshja e konsumatorëve debitorë nuk hiqet, pensionet do të…

Duke folur në rubrikën e tij të përditshme në rrjete sociale “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari i cili e pyeste nëse do rriten pensionet dhe nëse do hiqen marrëveshjet e konsumatorëve debitorë me OSHEE.

Advertisements

Rama tha se marrëveshjet do të vijojnë të jenë siç janë, pasi OSHEE nuk është kompani që përfshihet në fushata elektorale, ndërsa pensionet, tha ai, do të rriten sipas programit të tij qeverisës.

Advertisements

“Pensionet do të rriten ashtu siç e kemi thënë, ashtu siç e kam bërë publik dhe qëndrimin tonë në prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisës, se ne kemi program qeverisës, nuk kemi program dëshirash elektorale. Marrëveshjet e dritave janë në fuqi dhe do të qëndrojnë në fuqi ashtu siç janë për të gjithë ata që kanë bërë një marrëveshje të tillë. OSHEE nuk ka lidhje me fushatat elektorale, ajo është një ndërmarrje energjitike,” tha Rama.

Kujtojmë që skemat e aktmarrëveshjeve me konsumatorët që kanë detyrime të papaguara të faturave të energjisë elektrike përfshin klientët familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë përfshin skemat lehtësuese të pagesave me këste përmes aktmarrëveshjeve.

Këto skema ofrojnë lehtësim financiar ndërsa për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, për klientët familjarë me ndihmë ekonomike, për pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, të cilët përfitojnë këste akoma më lehtësuese dhe që shtrihen më gjatë në kohë, krahasuar me kategoritë e tjera.