Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “zbërthyer” deklaratat e shefes së politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas në konferencë me kryeministrin Rama.
Advertisements
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se ato që thotë Rama për integrimin në BE janë mashtrime, ndërsa theksoi se Kallas “u tha shqiptarëve që nuk ka punë me ato që thotë ky, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte kështu”.
Advertisements
Berisha: Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ajo nuk investoi asnjë nonagram në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.
Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.
Ajo u tha shqiptarëve që ‘ unë nuk ka punë me ato që thotë ky’, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte mashtrime se e kishte ne krah.
Ndërsa i pyetur se çfarë synimesh ka Partia Demokratike për integrimin e Shqipërisë në BE, Berisha u shpreh: “PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar do jetë integrimi i Shqipërisë në BE, i bazuar në reforma dhe meritë. PD në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim për të kapur çdo standard dhe çdo kriter që kërkohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. PD e shpall integrimin si interesin tonë kombëtar, si yllin polar të programit”.